Pas Liverpoolit, gabon edhe Arsenali – pëson disfatë nga Villa - NACIONALE

Pas Liverpoolit, gabon edhe Arsenali – pëson disfatë nga Villa

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Njësoi si Liverpooli, ashtu edhe Arsenali nuk i ka bërë presion garës për titull, duke pësuar në shtëpi nga Aston Villa.

“Topçinjtë” ishin më të mirë në pjesën më të madhe të kohës, por që pësuan dy gola në fund, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0:2.

Kai Havertz kishte një rast të artë për të shënuar nga afërsia, por që Martinez bëri një pritje si në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës, për t’ia mohuar golin.

Arsenal ishte shumë më dominuese duke tentuar edhe me Bukayo Sakan e Leandro Trossard, por sërish larg finalizimit.

Një rast të mirë e kishte edhe Aston Villa, që rrezikoi me Ollie Watkins mirëpo shtylla e shpëtoi skuadrën londineze.

Derisa Arsenali po sulmonte, Aston Villa e gjeti rrugën drejtë rrjetës. Lucas Digne asistoi për Leon Bailey, i cili e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (84’).

Vetëm tre minuta më vonë, Watkins ishte harruar nga mbrojtësit dhe nuk e kishte problem për ta dyfishuar epërsinë përballë portierit vendas (87’).

Kësisoj, Arsenal mbetet në pozitën e dytë me 71 pikë, dy më pak se lideri City derisa Aston Villa e ruan vendin e tretë me 63 sosh.

Kujtojmë, se kanë mbetur vetëm edhe gjashtë xhiro deri në përfundimin e këtij sezoni të Premierligës.

Lajme të ngjashme