Pas Indisë, edhe Spanja ua mohon garimin sportistëve nga Kosova - NACIONALE

Pas Indisë, edhe Spanja ua mohon garimin sportistëve nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata për Kajakim e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në garën e ardhshme të këtij sporti në Spanjë, pasi ky shtet nuk ka pranuar që të lejojë garuesen e vetme nga Kosova të paraqitet me simbole shtetërore. Ky është mohimi i dytë që i bëhet Kosovës sot, pasi edhe India nuk lejoi Donjeta Sadikun gjithashtu me të njëjtën arsye.

FKK-ja thotë se ka pranuar një email nga Sekretari Teknik i Federatës për Kajakim të Spanjës, Gonzalo Melero, ku iu është thënë se Kosovës i mohohet pjesëmarrja me simbole shtetërore.

ICF Canoe Slalom Ranking Race – Pyrenees Cup 2 do të mbahet me 25/26 mars 2023 në Spanjë dhe Kosova me shumë gjasë nuk do të marrë pjesë fare.

Garuesja e vetme e Kosovës në këtë sport, Blandine Xhemajli, ka deklaruar se nuk do të regjistrohet në këtë event me simbolet e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit, dhe është shumë e shqetësuar me gjendjen e krijuar.

FKK-ja ka kërkuar nga ICF dhe ECA si dhe nga institucionet vendore që të reagojnë për këtë injorim të simboleve të shtetit të Kosovës.

Lajme të ngjashme