Pas humbjes demoluese, Kosova i rikthehet stërvitjeve - NACIONALE

Pas humbjes demoluese, Kosova i rikthehet stërvitjeve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve pas disfatës së thellë në shtëpi kundër Rumanisë.

“Dardanët” pësuan humbje me rezultat 0:3 qysh në sfidën hapëse, e tani nuk guxojnë të gabojnë assesi me shpresën që të avancojnë tutje.

Përzgjedhësi Franco Foda me 13 lojtarë që nuk luajtën ose ishin zëvendësues ka zhvilluar stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali, derisa të tjerët i la për t’u stërvitur në palestër si seancë rigjeneruese.

“Në stërvitjen e sotme në Kampin Nacional në Hajvali ishin të pranishëm 13 lojtarë, të cilët nuk luajtën fare ose ishin zëvendësues në ndeshjen e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit që ishin titullarë ka zhvilluar seancë rigjeneruese në palestër brenda hotelit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Kosova do të zhvillojë edhe një stërvitje nesër paradite, para se të udhëtojnë drejt Qipros.

“Dardanët” do të përballen me Qipron, kombëtare kjo që arkëtoi gjithashtu tre pikë, duke mposhtur Lituaninë.

Lajme të ngjashme