Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, Liverpooli nënshkruan me yllin japonez
Liverpooli ka kompletuar transferimin e Wataru Endos nga Stuttgart, me reprezentuesin e Japonisë që i bashkohet të kuqve për shifrën 22 milionë euro.
Gjigantët e Premierligës kanë njoftuar se 30-vjeçari i gjithanshëm ka rënë dakord për një kontratë afatgjate në Anfield, teksa presin lejen ndërkombëtare dhe dhënien e një leje pune. Endo bëhet nënshkrimi i tretë i Liverpoolit në një verë të ngarkuar me ardhje dhe dalje në Merseyside, me Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai që tashmë janë transferuar.
Welcome, @wataru0209 🇯🇵 pic.twitter.com/sAXa6P2ju1
— Liverpool FC (@LFC) August 18, 2023
Endo, i cili mund të luajë në mesfushë ose në mbrojtje, ka thënë për faqen zyrtare të Reds : "Jam shumë i lumtur tani dhe jam shumë i emocionuar që do t'i bashkohem një klubi të madh si Liverpool. Ndjenjë e mrekullueshme dhe kjo është ëndrra ime. Është gjithmonë dhe [ka qenë] një ëndërr për të luajtur [në] Premierligë, me një nga klubet më të mëdha në botë. Është një ëndërr e realizuar për mua.”

Ai shtoi: "Do të jetë hera e parë për mua që luaj në Anfield. Mezi pres të luaj në Anfield para tifozëve të Liverpool. Unë luaj si numër 6 dhe jam pak më shumë [një lojtari mbrojtës. Mendoj se mund ta ndihmoj këtë klub në mbrojtje dhe do të kem një organizim të mirë në mes. Mendoj se kjo është puna ime. Jam shumë i emocionuar që i bashkohem këtij klubi dhe mezi pres t'ju shoh në Anfield!"
Endo ka kaluar katër sezonet e fundit në Gjermani me Stuttgartin, duke luajtur mbi 130 paraqitje dhe duke shënuar 15 gola. Para se të shkonte në Bundesligë, ylli japonez kaloi kohë në atdheun e tij me Shonan Bellmare dhe Urawa Red Diamonds, ndërsa luajti gjithashtu te Sint-Truidense në Belgjikë.
Our new number 3️⃣#WelcomeWataru
— Liverpool FC (@LFC) August 18, 2023
Gjithashtu është zbuluar se Endo do të marrë fanellën nr.3 te Liverpool, me atë fanellë që më parë është veshur nga Fabinho, Jose Enrique dhe Steve Finnan. Të kuqtë do të rikthehen në aksion në Premierligë të shtunën kur do të luajnë ndaj Bournemouth.