Pas dy fitoreve radhazi rikthehet Chelsea i vjetër, mposhtet nga Wolvesi - NACIONALE

Pas dy fitoreve radhazi rikthehet Chelsea i vjetër, mposhtet nga Wolvesi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pse regjistroi dy fitore radhazi, Chelsea nuk ka arritur të vazhdojë me rezultate pozitive, duke u mposhtur në udhëtim te Wolvesi.

“Blutë” e Londrës si gjithnjë po vuajnë për të shënuar gola pavarësisht rasteve, ku u mposhtën me rezultat 2:1.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me Chelsean që kishte më shumë raste shënimi. Shqiptari Armando Broja kishte një mundësi mirëpo që nuk arriti ta bëjë goditjen finale pas një driblimi të bukur në zonë.

Në 45-minutëshin e dytë, Chelsea ishte prapë më e rrezikshme duke pasur një rast të artë me Raheem Sterling, që dështoi përballë portierit vendas.

E vetëm disa minuta më vonë, Lemina realizoi për vendasit pas një asistimi të bukur të Pablo Sarabias (51’).

Chelsea pastaj e pësoi edhe golin e dytë, ku mbrojtja bëri një gabim amator në mbrojtje nga aty përfitoi Doherty që vulosi çështjen e fituesit (90+4').

Në fund, skuadra e Pochettinos arriti të shënojë vetëm edhe golin e nderit përmes Christopher Nkunku, i cili realizoi në debutim në Premierligë (90+7').

Chelsea tani renditet në pozitën e 10-të më 22 pikë aq sa ka edhe Wolvesi një pozitë më poshtë.

Lajme të ngjashme