Pas Barellas, Interi i vazhdon negociatat edhe me trajnerin Inzaghi - NACIONALE

Pas Barellas, Interi i vazhdon negociatat edhe me trajnerin Inzaghi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Simeone Inzaghit është takuar me drejtuesit e Interit për të vazhduar bisedimet dhe përmirësuar kontratën e re për teknikun italian.

Inzaghi ishte fantastik edicionin e kaluar, duke drejtuar Interin drejt titullit kampion, sezon që e dominuan bindshëm kampionatin italian.

Interi është i bindur mjaftueshëm nga puna e 48-vjeçarit dhe kanë nisur punën për t’ia rritur pagën, mirëpo janë ende disa detaje që duhet kompletuar.

Mediat italiane raportojnë se agjenti Tulio Tinti ishte parë në zyrat e Interit mirëpo sugjerojnë se ishte takim i mirëpo, por jo përfundimtar.

Ende palët s’janë marrë vesh për disa detaje, si për shembull vazhdimi i kontratës, pra a duhet të jetë 2026 me opsion për një tjetër vit.

Interi është fokusuar në rinovimin e kontratës së disa personave, ku së fundmi kompletuan marrëveshjet me dy yjet e skuadrës Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella.

Inzaghi që kur mori drejtimin e Interit në verën e vitit 2021, ka fituar titullin e Serie A, dy herë Kupën e Italisë, tre herë Superkupën e Italisë derisa arriti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme