Partizani pëson humbje nga Iberia e Gjeorgjisë
Nënkampioni i Shqipërisë Partizani ka pësuar humbje në udhëtim te Iberia 1999.
“Të kuqtë” pësuan humbje me rezultat 2:0, sfidë që ishte shumë e hapur nga minuta e parë.
Partizani e nisi në mënyrë më agresive, duke krijuar disa aksione të bukura por iu mungoi finalizimi.
Mirëpo, ishte një aksion soli i Mamageishvilit që e befasoi klubin shqiptar, duke dribluar brenda zonës dhe fituar një penallti pasi mori një ndërhyrje nga Qirko.
Nga pika e bardhë, i padiskutueshëm ishte Shota Nonikashvili për t’i dhënë epërsinë Iberias.
Situata për Partizanin u bë edhe më e vështirë pasi Rrapaj mori kartonin e dytë të verdhë, e si pasojë u përjashtua nga loja.
Me një lojtar më shumë, vendasit veçse u bën edhe më të rrezikshëm duke dyfishuar epërsinë përmes Syllas që u asistua nga Jinjolava.
Partizani kishte disa kundërzbritje dhe raste për ta ngushtuar epërsinë, por që assesi s’e thyen mbrojtjen gjeorgjiane.
Kësisoj, Iberia merr një avantazh të madh dhe Partizani tani duhet të bëjë një përmbysje të madhe nëse duan të avancojnë në fazën tjetër.