Partey po largohet nga Arsenali? Topçinjtë në bisedime për ganezin
Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, mund të largohet nga skuadra e tij këtë verë, pasi topçinjtë po mendojnë një rikonstruktim të repartit të mesfushës.
Partey ishte një lojtar kyç i skuadrës së Topçinjve sezonin e kaluar, pasi ata sfiduan seriozisht për titullin e Premierligës, duke bërë 33 paraqitje në elitën angleze. Megjithatë, planet e nënkampionëve për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë - mes lidhjeve me Declan Rice dhe Romeo Lavia të West Ham dhe Southampton respektivisht - mund të çojnë në largimin e reprezentuesit të Ganës, me Fabrizio Romano që pretendon se ka një shans 'konkret' që ai do të largohet.

Arsenali thuhet se është i bindur në përfundimin e një marrëveshjeje për Rice, i cili do të kushtonte rreth 100 milionë £ (128.1 milionë dollarë), ndërsa talenti i Southampton Lavia gjithashtu është monitoruar dhe mund të jetë në shënjestër pas mbërritjes së anglezit. Arteta mund të planifikojë të luajë me të dy së bashku, që do të thotë se minutat e Partey mund të jenë të kufizuara në 2023/24.

Kontrata aktuale e Partey skadon në vitin 2025 dhe topçinjtë nuk kanë folur ende me të për një zgjatje kontrate. Mbetet për t'u parë nëse ka ndonjë ofertë, ngase Arsenali pagoi 45 milion £ (57 milion dollarë) për ta nënshkruar atë nga Atletico Madrid në vitin 2020.
Arsenali do të përpiqet të përfundojë marrëveshjen për nënshkrimin e Rice dhe gjithashtu është në bisedime për të nënshkruar me Kai Havertz nga Chelsea. Mbetet për t'u parë nëse Lavia gjithashtu do të përfundojë nënshkrimin për klubin.
