Paraqitja monstruoze e Koulibalyt në debutimin e tij në PL, tregon se ai është nivel tjetër
Kalidou Koulibaly filloi karrierën me fitore te Chelsea, të shtunën pasdite.
Koulibaly debutoi në Premier Ligë kundër Evertonit, në 'Goodison Park'.
Dhe mbrojtësi senegalez ndihmoi skuadrën e tij të mbante portën e paprekur, derisa regjistroi një fitore me rezultat minimal.
'Të Kaltërit' fituan 1-0, falë një goli të shënuar nga penalltia nga Jorginho, në kohën shtesë të pjesës së parë.

Koulibaly ishte ai që pasoi për Ben Chilwell në zonë, i cili u ndërhy nga prapa për të fituar një penallti.
Chilwell u ndërhy nga Abdoulaye Doucoure dhe Jorginho nuk gaboi, derisa me qetësoi qëlloi prapa krahëve të Jordan Pickford.
Përveç rolit të tij në gol, Koulibaly ishte gur i vërtetë në mbrojtje, duke u marrë me gjithçka që i dilte përpara.
Ai ishte gjithashtu shumë i sigurt me topin në këmbë dhe realizoi disa pasime impresive gjatë kohës së tij në fushë.
Fatkeqësisht, Koulibaly nuk i kompletoi 90 minuta, pasi u detyrua të largohej me një dëmtim në fund të ndeshjes.
Por prapë ishte një paraqitje dominuese nga ai.
Përmbledhjen e paraqitjes së mbrojtësit mund ta shikoni më poshtë, e që nënvizon sa impresiv ishte ai.
Kalidou Koulibaly vs. Evertonpic.twitter.com/JnAnsncyS7
— ّ (@LSVids) August 6, 2022
Dhe shikoni tutje këto statistika po aq impresive gjatë ndeshjes, të ofruara nga 'Squawka'.
Kalidou Koulibaly's Premier League debut by numbers:
— Squawka (@Squawka) August 6, 2022
71 touches
11 final third entries
7 duels won
4x possession won
3 clearances
3 aerial duels won
2 tackles
1 interception
1 last man tackle
A positive start. 💪 pic.twitter.com/Gf1724B9TQ
Chelsea humbi një prej mbrojtësve më të mirë në botë, në formën e Antonio Rudiger këtë verë. Gjermani vendosi të kalonte te Real Madridi si transfer i lirë.
'Të Kaltërit' zgjodhën Koulibalyn për ta zëvendësuar, derisa e transferuan për rreth 35 milionë euro.
Thomas Tuchel dhe fansat e Chelseat do të shpresojnë që ai të kthehet në 100%, para ndeshjes kundër Tottenhamit, më 14 gusht.
