Paraqitja e jashtëzakonshme ndaj Qipros, Rrudhani e Dellova në formacionin e javës
Dyshja e Kosovës Donat Rrudhani dhe Lumbardh Dellova kanë arritur të futen në formacionin më të mirë të javës në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve.
Rrudhani ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 0:4 të Kosovës në udhëtim te Qipro, duke asistuar dy herë si dhe fituar një penallti, ku prandaj edhe u shpall lojtari i ndeshjes.
Ndërsa, mbrojtësi Lumbardh Dellova ishte gjithashtu ndër të të vlerësuarit pavarësisht që hyri vetëm si zëvendësues, mirëpo shënoi një gol fantastik për ta vulosur triumfin.
Dyshja nga e përditshmja “SofaScore” u vlerësuan me notat 9.2, respektivisht 8.0 – duke zënë vend në formacionin më të mirë të javës pranë emrave të mëdhenj si Bruno Fernandes, Luka Modric e Harry Kane.
Formacioni më i mirë i kësaj xhiro duket kështu:

Kosova kujtojmë kthehet në aksion pas vetëm një muaji, ku fillimisht jemi mysafir i Lituanisë e pastaj e presim Qipron në Prishtinë. “Dardanët” duhet me patjetër t’i arkëtojnë gjashtë pikë nga këto përballje.