Bëri shqiponjën, flet tifozja shqiptare: Të gjithë tifozët serbë u çmendën - thërrisnin sigurimin
Mbrëmë në ndeshjen Zvicër – Serbi shqiponja nuk u lejua në stadium, por ishte një tifoze shqiptare që u përkujdes ta bënte gjestin në fjalë – e që irritoi tifozët serbë. Ndërkohë ajo bëri të ditur identitetin e saj dhe sqaroi gjithë ngjarjen e ndodhur.
Një rivalitet jashtë dhe brenda fushës, i shoqëruar me tension e kundërpërgjigje të shumta mes lojtarëve në fushë, por edhe në tribuna të stadiumit.
Ishte një tifoze shqiptare ajo që bëri shqiponjën në stadium, duke mos lejuar që të mungonte shija e këtij gjesti që u bë kryefjalë në ndeshjen e vitit 2018 kur këto dy kombëtare ndesheshin dhe epilogu ishte i njëjtë: fitore dhe kualifikim për Zvicrën dhe eliminim për Zvicrën.
the weeknd / die for you pic.twitter.com/p3W7LD7TRJ
— x🇵🇹 (@xeenixfejzaj) December 2, 2022
Tifozja shqiptare që bëri shqiponjën është Anila Mahalli. Ajo kishte me vete edhe flamurin e Kosovës. E gjendur në mesin e tifozëve, shkaktoi një rrëmujë të vërtetë. Përmes një komenti të publikuar në rrjetin social “Instagram” ajo sqaroi gjithë ngjarjen e ndodhur.
“Kjo jam vetë unë. Nuk isha duke dalur jashtë. Thjesht, po shkoja të flisja me ta, sepse po u tregoja flamurin e Kosovës, ngase ata e hoqën atë shqiptar. Të gjithë tifozët serbë u ndjenë të çmendur, ofenduar dhe zemëruar, për arsyen se unë ndodhesha në mesin e tyra. Sapo mbërrita, Shaqiri shënoi golin e parë dhe me zemra më shpërtheu nga gëzimi. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan ta thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ishte ky momenti im për të dalur dhe për të folur me ta për ndryshimin e karriges”, shkroi ajo.

