“Ata janë vetë tradhtarë”: Si e mbronte Granit Xhakën babai i tij, kur futbollisti cilësohej tradhtar - NACIONALE

“Ata janë vetë tradhtarë”: Si e mbronte Granit Xhakën babai i tij, kur futbollisti cilësohej tradhtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ishte viti 2016, kur Granit Xhaka ishte vendosur në shënjestër të shqiptarëve. Në këtë vit, Kosova ishte pranuar në FIFA, duke ia njohur të drejtën përfaqësues kosovare të luaj në kualifikime për kampionate evropiane e botërore.

Granit Xhaka, futbollisti i shquar shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës, kishte zgjedhur të luajë për kombëtaren helvetike. Një gjë e tillë, e kishte bërë atë cak të sulmeve më brutale, madje duke e cilësuar si tradhëtar.

Por këtyre akuzave u ishte përgjigjur babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka.

Është e vërtetë që kam thënë se të dy djemtë e mi do të luajnë për Kosovën, por është deklaruar totalisht e kundërta nga FIFA. Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtar, të tillë janë vetë” – shpërtheu z. Xhaka në vitin 2016.

Kujtojmë që dje Zvicra e mposhti Serbinë me rezultat 3:2 në Kupën e Botës, me Xhakën që u zgjodh lojëtar i ndeshjes.

Lajme të ngjashme