“Paqe” në Londër mes Arsenalit dhe Bayernit - NACIONALE

“Paqe” në Londër mes Arsenalit dhe Bayernit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Arsenal dhe Bayern Munich janë ndarë me barazim në kuadër të çerekfinales së Ligës të Kampionëve.

Edhe pse londinezët ishin më dominues, epilogu përfundimtar doli të jetë 2:2.

Arsenali e nisi për mrekulli duke krijuar disa aksione të shpejta, por që dështoi t’i finalizonte.

Ishte Bukayo Saka që me një eurogol e kaloi Arsenalin në epërsi pas asistimit të Ben White (12’).

Megjithatë, vetëm gjashtë minuta më vonë Bayern Munich u këndell përmes Serge Gnabry, që e finalizoi për mrekulli asistimin e Leon Goretzkas (18’).

Bayern pastaj nisi të sulmonte më shpesh, me Sanen që u faullua brenda zonës dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh, nga e cila i pagabueshëm si zakonisht ishte Harry Kane (32’).

Arsenali ishte prapë më e mirë edhe në pjesën e dytë, duke krijuar më shumë aksione por që e gjeti vetëm një herë rrugën drejtë rrjetës.

I inkuadruari Leandro Trossard e bëri dallimin me një goditje të bukur pas asistimit të Gabriel Jesusist (76’).

Kësisoj, Arsenal dhe Bayern Munich kualifikimin do ta kërkojnë në javën tjetër – sfidë që do të zhvillohet në “Allianz Arena”.

Lajme të ngjashme