“Paqe” në “Emirates”, Arsenali e Liverpooli ndajnë pikët
Arsenali dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në “Emirates Stadium”, në kuadër të kryederbit të xhiros së nëntë në Premierligë.
Përballja mes dy rivalëve anglezë doli të jetë shumë interesant, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Bukayo Saka pranoi një pasim të gjatë nga Ben White për t’i dhënë epërsinë Arsenalit pas vetëm nëntë minutave lojë.
Sidoqoftë, Liverpooli u këndell shpejtë përmes kapitenit Virgil van Dijk, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Luis Diazit (18’).
Arsenal pastaj ishte më kërkuese duke krijuar disa aksione dhe epërsinë e rikthyen përmes Mikel Merinos, që shënoi me kokë pas harkimit të Declan Rice (43’).
Liverpooli në pjesën e dytë ishte skuadër më e mirë dhe me plot meritë edhe e barazoi rezultatin. Heroi doli të jetë i zakonshmi Mo Salah, i cili realizoi një “penallti në lëvizje” pas asistimit të Darwin Nunezit (81’).
Liverpooli tani qëndron si pozitë e dytë me 22 pikë, katër mbi Arsenalin – i cili renditet në pozitën e tretë.