"Paqe" në derbin italian - NACIONALE

"Paqe" në derbin italian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Derbi italian mes Milanit dhe Juventusit i zhvilluar në San Siro ka përfunduar pa gola.

Kuqezinjtë erdhën në këtë ndeshje nga një barazim 3:3 me Cagliarin, ndërsa Zonja e Vjetër kishte fituar në derbin e qytetit ndaj Torinos me rezultat 2:0.

Përballja në San Siro ishte e zbehtë nga të dy skuadrat, me Juventusin që tregoi diçka më shumë.

Posedimi i topit ishte në anën e skuadrës së Thiago Mottës, teksa patën edhe raste shënimi, me Milanin që dështoi të gjuante në drejtim të portës gjatë 90 minutave lojë, me rastin më të mirë që erdhi krejt në sekondat e fundit, por portieri i Juventusit reagoi mirë për të shpëtuar skuadrën.

Zonja e Vjetër edhe pse pati disa raste, nuk konkretizoi asnjë, dhe kështu 90 minuta përfunduan pa gola.

Milani pas këtij barazimi renditet në vendin e shtatë me 19 pikë pas 12 ndeshjeve, por që mund ta humbasë këtë vend nëse Bologna shënon fitore nesër ndaj Lazios.

Në anën tjetër, Juventusi, gjendet në vendin e gjashtë me 25 pikë në 13 ndeshje, tri më pak se lideri i Serie A-së, Interi.

Lajme të ngjashme