Pana Valdes e mposht Donjeta Sadikun në Lojërat Olimpike - NACIONALE

Pana Valdes e mposht Donjeta Sadikun në Lojërat Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieria Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pas humbjes nga kolumbiania Pana Valdes.

Valdes shënoi fitore falë vendimeve të gjyqtarëve, që e vlerësuan se ishte më e mirë.

Sadiku bëri një paraqitje të mirë, por që kolumbiania arriti të mbrohej dhe ta sulmonte disa herë me të djathtën kur Sadiku ishte në pozitë mjaftë të hapur.

Me votat e gjyqtarëve, dy e mbështetën Sadikun, por tre prej tyre ishin për kolumbianen andaj edhe ka siguruar avancimin në çerekfinale të “Paris 2024”.

Tani Kosova mund të fitojë medalje vetëm në xhudo, përmes Flaka Loxhës ose Loriana Kukës.

Lajme të ngjashme