Pamje: Zvicra shënon dy gola të shpejtë ndaj Bjellorusisë - NACIONALE

Pamje: Zvicra shënon dy gola të shpejtë ndaj Bjellorusisë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Zvicra ka filluar në mënyrën më të mirë kampanjën e saj në kualifikueset për EURO 2024, duke shënuar dy gola brenda 20 minuta lojë.

Ishte një depërtim i mirë nga Ruben Vargas në krah, ku harkoi ulët, me Itten që tentoi fillimisht dhe goditi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Renato Steffen shënoi lehtësisht për 1:0.

Edhe golin e dytë e shënoi Steffen në minutën e 17-të, në mënyrën e njëjtë nga topi i kthyer për rezultatin 2:0. VIDEO KËTU

Kujtojmë se helvetikët janë në grupin I së bashku me Kosovën, që gjithashtu janë duke zhvilluar ndeshjen e parë ndaj Izraelit në udhëtim, ku rezultati momental është 0:0.

Lajme të ngjashme