Pamje: Zinchenko këndon së bashku me tifozët këngën dedikuar Artetës - NACIONALE

Pamje: Zinchenko këndon së bashku me tifozët këngën dedikuar Artetës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitorja kundër Fulhamit me rezultat 3:0 e ka dërguar sërish Arsenalin në +5 pikë larg vendit të dytë, Manchester City. Pas fitores ndaj skuadrës nga i njëjti qytet, tifozët filluan të këndonin në kor këngën ‘Ne kemi super Artetën’ e Oleksandr Zinchenko iu bashkua atyre.

Topçinjtë forcuan pozicionin e tyre në krye të tabelës së Premierligës me një fitore të rehatshme ndaj rivalëve londinez në Craven Cottage, me Leandro Trossard që dha tre asistime në pjesën e parë për Gabriel Magalhaes, Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard. Tifozët e Arsenalit ishin të lumtur dhe po këndonin gjatë tërë kohës, me Zinchenkon që u bashkua në këndim pas takimit.

Zinchenko, i cili ishte një mbështetës i Arsenalit në fëmijëri dhe iu bashkua atyre nga Manchester City në verën e vitit 2022, për Arsenal Media tha: "Unë mendoj se paraqitja jonë në pjesën e parë ishte mjaft e mirë, ne kontrolluam pothuajse gjithçka. Janë tre pikë shumë të rëndësishme, portë e paprekur. Një ditë e përkryer për topçinjtë. Le të vazhdojmë.”

Oleksandr Zinchenko made vow to Arsenal players immediately after joining from Man City - Mirror Online

Arsenali, i cili pa Gabriel Jesus të rikthehej nga lëndimi kundër Fulhamit, ka pesë pikë më shumë se Manchester City në krye të tabelës së Premierligës dhe do të rikthehet në aksion të enjten kur do të përballet me Sportingun në ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Evropës, ku synon të kualifikohet në çerekfinale, pas barazimit në ndeshjen e parë.

Lajme të ngjashme