Pamje: Zhegrova i jashtëzakonshëm, asiston në golin e epërsisë për Lillen - NACIONALE

Pamje: Zhegrova i jashtëzakonshëm, asiston në golin e epërsisë për Lillen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sërish ka lënë shenjë me paraqitjen e tij për skuadrën Lille, që në minutat e fundit të takimit ka bërë një asistim të shkëlqyeshëm, ku Alexsandro Ribeiro shënoi, në golin e parë të fitores 2:0 ndaj Toulouse.

Zhegrova edhe në këtë ndeshje nuk ishte në 11-shën startuese dhe u inkuadrua vetëm në minutën e 61-të, por paraqitja e tij për 30 minuta ishte shumë e mirë, duke bërë disa driblime të bukura, teksa asistoi në golin e vetëm të takimit deri në atë minutë.

Ishte minuta e 85-të e takimit kur nga një rivënie këndore ylli dardan harkoi në shtyllën e dytë dhe qendërmbrojtësi, Ribeiro, u tregua më i shkathët në ajër për të shënuar për 1:0.

23-vjeçari e ka parë shumë të limituar vetën e tij te skuadra franceze këtë sezon, edhe nga lëndimet por edhe nga zgjedhjet e trajnerit.

Deri më tani në 16 ndeshje sa është paraqitur (tetë herë startues) ai ka arritur ta gjejë një herë golin, ndërsa në katër raste tjera ka asistuar për bashkëlojtarët e tij në sezonin aktual të Ligue 1.

Kujtojmë se ylli i skuadrës së Lilles do të jetë në grumbullimin e Kosovës për dy ndeshjet e marsit, që kombëtarja jonë zhvillon ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Lajme të ngjashme