Pamje: Ylli argjentinas e bënë tatuazh pritjen vendimtare të Emiliano Martinezit - NACIONALE

Pamje: Ylli argjentinas e bënë tatuazh pritjen vendimtare të Emiliano Martinezit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Papu Gomez, ka nderuar bashkëlojtarin e tij Emiliano Martinezin, duke bërë një tatuazh interesant, ku si imazh është pritja vendimtare e gardianit në minutën e 122-të të finales ndaj Francës, krahas dhe dy të tjerave që po ashtu kanë lidhje me Botërorin.

Në një postim të ri në Instagram, lojtari i Sevillës ka ndarë imazhet e tre tatuazheve të reja që festojnë lavdinë e tij të fundit në Katar së bashku me kombëtaren e udhëhequr nga Lionel Messi. Përveç fanellës së Argjentinës me emrin e tij në shpinë dhe trofeun e turneut, ai kishte edhe një tatuazh të tretë të Martinezit, teksa bëri një pritje vendimtare për ta dërguar finalen në penallti.

Argjentina Papu Gomez ka bërë tatuazh Emi Martinez 2022

Në fazën e fundit të finales së Kupës së Botës 2022, kur po zhvillohej minuta e 122 e 43 sekonda (sipas tatuazhit), sulmuesi francez Randal Kolo Muani e gjeti veten përballë me portierin, ku tentoi të shënonte, por një intervenim shkëlqyeshëm nga Martinez ia mohoi golin. Si pasojë, loja shkoi në penallti dhe portieri i Aston Villas dha kontributin e tij edhe aty që kombëtarja e tij të fitonte ndeshjen nga 11-metërshat, pasi Franca humbi dy goditje nga pika e bardhë dhe Argjentina fitoi turneun.

Goalkeeper Martinez saves Argentina from World Cup heartbreak – Channels Television

Papu me bashkëlojtarët e tij fituan titullim kampion bote për herë të parë që nga viti i largët 1986, me të cilin Messi tani ka kompletuar karrierën me gjithçka që është e mundur të fitohet në futboll.

Alejangro 'Papu' Gómez celebró el Mundial de Argentina lanzando billetes

Për shkak të lëndimit, Gomez nuk është paraqitur ende për Sevillan pas Kupës së Botës, por Martinez u kthye për të luajtur në barazimin 1:1 midis Villas dhe Wolves, që rrjedhimisht ishte ndeshja e fundit e gjysmësezonit të Premierligës për ta.

Lajme të ngjashme