Pamje: Vargas shënon, Zvicra në epërsi ndaj Izraelit
Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Izraelit me një gol të shënuar në pesë minutat e fundit të pjesës së parë.
Zhvillohej minuta e 39-të kur Ruben Vargas shënoi gol të bukur nga afërsia për rezultatin 1:0, ndaj kundërshtarit direkt për pozitën e parë në grupin I.