Pamje: Tifozi i Inter Miamit udhëtoi 2000 kilometra për ta parë Messin, kthehet i zhgënjyer - NACIONALE

Pamje: Tifozi i Inter Miamit udhëtoi 2000 kilometra për ta parë Messin, kthehet i zhgënjyer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tifoz i Inter Miamit ka mbetur i zhgënjeyer, pasi udhëtoi afër 2000 kilometra për ta shikuar Lionel Messin në një ndeshje kundër Philadelphia Union në kuadër të MLS.

Tifozi i Inter Miamit priste që Messi të debutonte për klubin e tij të preferuar në MLS të shtunën kundër Philadelphia Union dhe kishte mbajtur një pankartë ku shkruhej: "Kam udhëtuar 1200 milje për të parë dhinë(GOAT)".

Pas humbjes së tmerrshme 4:1 të skuadrës së tij dhe pasi nuk ishte në gjendje të shihte Messin në veprim, tifozi hodhi tutje pankartën i zhgënjyer.

Messi do të zbulohet si lojtar i Inter Miami pasi kontrata e tij aktuale me Paris Saint-Germain skadon më 30 qershor dhe më pas pritet të bëjë debutimin e tij në ShBA. Të shtunën teksa festoi ditëlindjen e tij të 36-të, argjentinasi u kthye në vendin e tij, te klubi i vjetër Newell's Old Boys, ku mori pjesë në një lojë nderi për ish-bashkëlojtarin e tij të kombëtares Maxi Rodriguez. Ai shënoi një het-trik mahnitës në pjesën e parë për Argjentinën në terrenin e tij të vjetër, që përfshinte një goditje dënimi të shënuar.

Kapiteni i Argjentinës së shpejti do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të nisur karrierën e tij në Inter Miami. Ai mund të bëjë debutimin e tij në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër klubit meksikan Cruz Azul më 21 korrik, siç është paralajmëruar nga një drejtues i klubit amerikan.

Lajme të ngjashme