Pamje: Tifozët e Celticut sulmojnë Gerrardin, pasi legjenda e Liverpoolit festoi para tyre në ndeshje bamirësie
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, u sulmua nga tifozët e Celticut, pasi ish-trajneri i Rangers festoi golin e shënuar nga penalltia pranë tyre në një ndeshje legjendash për hir të bamirësisë.
Ish-kapiteni i të kuqve shënoi nga penalltia në minutën e 38-të për ta çuar Liverpoolin 1:0 në epërsi në Anfield, pasi paraprakisht Martin Skrtel u ndal me faull.

Liverpooli fitoi në fund 2:0 ndaj Celticut, ku shënoi edhe Mark Gonzalez, por goli i Gerrard ishte pika kyçe e ndeshjes, për shkak të skenave që u prodhuan.
Pasi shënoi, numri 8 filloi festën pranë tifozëve të skuadrës së Celticut, me këta të fundit që filluan hedhjen e gjësendeve.
GERRARD SCORES AND GIVES IT TO THE CELTIC FANS!😂 pic.twitter.com/7NPY6FvlVr
— The Redmen TV (@TheRedmenTV) March 25, 2023
Mund të jetë dukur si një festë e madhe për një lojë bamirësie, por kishte shumë kuptim për shkak se Gerrard më parë drejtonte Rangers, rivalin e Celtic.
Ish-kapiteni i Anglisë udhëhoqi rivalët e Celtic drejt një fitimi të titullit të Premierligës Skoceze në vitin 2021, duke i dhënë fund një epoke të dominimit të Hoops.
Për këtë arsye mendohet të jenë edhe këto hedhje ndaj Gerrardit dhe bashkëlojtarëve të tij.

Stafi erdhi në fushë për të hequr atë që dukej si shishe dhe objekte të tjera në fushë, dhe ndërsa lojtarët u shpërndanë, Gerrard vazhdoi t'i jepte akoma më shumë me festën e tij.
Një lojtar i Celtic madje dukej se po shkonte drejt kapitenit të kuqve për t'i thënë atij që të ndalonte së nxituri tifozët.

Ndeshja e legjendave të bamirësisë në Anfield ishte për fondacionin Liverpool. Krahas Gerrardit, në këtë ndeshje pati emra të njohur si Dirk Kuyt, Robbie Keane dhe Luis Garcia.