Pamje: Tifozët arabë para syve të Ronaldos thërrasin në kor emrin e Messit - NACIONALE

Pamje: Tifozët arabë para syve të Ronaldos thërrasin në kor emrin e Messit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Al-Ittihad mposhti 3:1 Al-Nassr në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Kësisoj, Cristiano Ronaldo nuk la aspak mbresa, me skuadrën e tij që u eliminua nga ky kompeticion. Për më tepër tifozët arabë e pritën atë duke thirrur në kor emrin e Lionel Messit.

Mbi 100 minuta në fushë qëndroi, por ishte thuajse i pavërejtshëm në gjysmëfinalen e Superkupés sé Arabisë Saudite. Nuk ishte kjo e vetmja gjë që nuk i shkoi siç duhet.

Për të pati edhe një mirëseardhje jo fort të pëlqyeshme në stadium. Emri që u këndua në kor ishte i rivalit të tij gjatë këtij mileniumi: Lionel Messi.

Disa video që u publikuan në internet demonstrojnë se si i gjithë stadiumi thërriste emrin e Messit para syve të Ronaldos.

Një mbrëmje për t’u harruar kjo për 37-vjeçarin portugez, që la shumë për të dëshiruar përgjithësisht. Ronaldo iu bashkua Al-Nassr më 30 dhjetor të vitit të shkuar, pasi u refuzua nga të gjitha klubet evropiane, ndonëse u vetofrua tek ato.

Fakti që nuk arriti që ta sigurojë një transferim në ndonjë prej klubeve të mëdha evropiane e rebeloi atë, duke vendosur që të distancohet nga miku dhe bashkëpunëtori i tij i kamotshëm, gjegjësisht agjenti Jorge Mendes.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, Ronaldo dëshironte që të transferohej në skuadrat si Chelsea ose Bayern Munchen. Porsa një gjë e tillë nuk u konkretizua, ai njoftoi Mendesin se bashkëpunimi me të do të perëndonte me kaq.

Ndër i vetmi ngushëllim që i mbetet yllit portugez pasi u transferua në Al-Nassr është kontrata faraonike që ka nënshkruar, e ku do të përfitojë 200 milionë euro në vit.

Lajme të ngjashme