Pamje: Talenti i ri anglez pëson lëndim horror
Ylli në ardhje i Leicester Cityt, Will Alves, ka pësuar një lëndim shumë të ashpër, duke mbyllur sezonin më herët, teksa trajneri i skuadrës së parë, Brendan Rodgers, ka thënë se është dueli më i keq që ka parë ndonjëherë.
Mesfushori 17-vjeçar u paraqit në fitoren e ‘dhelprave’ në kupën Carabao, në ndeshjen kundër MK Dons të martën, ku hyri nga banka rezervë.

Një ditë më vonë ai startoi në ndeshjen kundër Wolves në kupën e Anglisë për të rinj, ku edhe pësoi një lëndim të tmerrshëm, pas një ndërhyrje të Caden Voice.

Futbollisti i talentuar u dëgjua duke bërtitur para se të vinte goditja, duke bërë një situatë të nxehtë mes bashkëlojtarëve të tij, që më pas përfundoi me përjashtimin e mbrojtësit të ‘ujqërve’ që bëri ndërhyrjen.
Heartbreaking - Leicester City’s Will Alves will be out for 9 months after a horrific tackle by Wolves player in the FA Youth Cup. Confirmed he has damaged his ACL 😔 pic.twitter.com/TxXyaTioem
— TheSecretScout (@TheSecretScout_) December 23, 2022
Dhe pasi pësoi dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, Alves tani do t'i nënshtrohet një operacioni.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Leicesterit në Boxing Day kundër Newcastle United, Rodgers tha:

“Është një e trishtim për ne. Ne humbëm një nga talentët tanë të rinj, Will Alves, i cili hyri në lojë në ndeshjen kundër MK Dons. Ai dëshironte të luante në kupën e të rinjve, një natë pasi luajti me skuadrën e parë. Ata barazuan, por Alves u largua i lënduar në një nga duelet më të këqija që kam parë në një fushë futbolli.”
Rodgers vazhdoi duke thënë se lëndimi i Willit është një zhgënjim për skuadrën e tij, duke parë se si po rritej me skuadrën.

“Është shumë keq për një lojtar të ri që është 17 vjeç, i cili me të vërtetë po bën rrugën e tij në lojë dhe po lë gjurmë në stërvitje dhe në mënyrën se si është zhvilluar. Është vërtet zhgënjyese për ne. I urojmë shërim dhe kthim të shpejtë. Do të jetë pjesa tjetër e sezonit për të cilën ai do të jetë jashtë. Rehabilitimi i tij do të fillojë gjatë këtyre javëve të ardhshme dhe ai do të ketë një operacion pas kësaj."
Alves ka bërë një postim në Instagram për të dhënë një mesazh për fansat, ku ai u shpreh: “Një javë plot me ulje-ngritje, i shkatërruar për të njoftuar se kam grisur ACL-në time. Do të jap gjithçka për t'u rikthyer në fushë për të bërë atë që dua më shumë. Do të kthehem më i fortë.”