Pamje: Sulm racist me banane ndaj yllit të Brazilit
Ylli i Brazilit dhe i Tottenham Hotspurit, Richarlison, u bë cak i një sulmi racist në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Paris ndërmjet Brazilit dhe Tunizisë. Ai u gjuajt me banane në momentin kur po festonte golin e shënuar, e që ishte goli për kthimin e epërsisë për kombëtaren e tij në 2:1, ndërsa ndeshja përfundoi me fitore bindëse 5:1 të kombëtares së tij.
Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison beson se racizmi do të vazhdojë "çdo ditë dhe kudo" nëse nuk jepet ndëshkimi për personat që vazhdimisht e bëjnë këtë.
Incidenti ndodhi kur ish-lojtari i Everton vrapoi drejt flamurit të këndit për të festuar pasi shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në një fitore 5-1 në Parkun e Princave.
Richarlison scoring for Brazil today against Tunisia and a banana was thrown in front of him during the celebrations. Sickening stuff and no need for these type of racist fans at matches. pic.twitter.com/DQlKIBcMTm
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) September 27, 2022
Pamjet treguan mesfushorin e Manchester United, Fred, duke e larguar bananen. Në fushë janë hedhur edhe objekte të tjera.
Përkthyer nga portugalishtja, Richarlison postoi në Twitter: "Për sa kohë që ata qëndrojnë 'blah blah blah' dhe nuk ndëshkojnë, do të vazhdojë kështu, duke ndodhur çdo ditë dhe kudo. Nuk ka kohë vëlla!”
Enquanto ficarem de "blá blá blá" e não punirem, vai continuar assim, acontecendo todos os dias e por todos os cantos. Sem tempo, irmão! #racismonão pic.twitter.com/p8GqMPqUKa
— Richarlison Andrade (@richarlison97) September 28, 2022
25-vjeçari mori shumë mesazhe mbështetjeje në mediat sociale, duke përfshirë nga ish-klubet e tij América Mineiro dhe Fluminense.
Para ndeshjes, pesë herë kampionët e botës po fotografoheshin me një pankartë kundër racizmit ku shkruhej: "Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do të kishim yje në bluzat tona".

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin e Richarlisonit përmes Twitterit. Aty shkruhej: “Fatkeqësisht një banane u hodh në fushë drejt Richarlison, shënues i golit të dytë për Brazilin. CBF përforcon pozicionin e saj për të luftuar racizmin dhe hedh poshtë çdo manifestim të paragjykimit.”
Após o segundo gol do Brasil, uma banana foi arremessada em direção a Richarlison. A CBF reforça seu posicionamento contra a discriminação e repudia veementemente mais um episódio de racismo no futebol.
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) September 27, 2022
📷: Lucas Figueiredo / CBF pic.twitter.com/hcUqBjFxrz
Presidenti i CBF Ednaldo Rodrigues shtoi: “Edhe një herë, vij publikisht për të shprehur refuzimin tim. Këtë herë e pashë me sytë e mi. Kjo na trondit. Duhet të kujtojmë gjithmonë se jemi të gjithë njësoj, pavarësisht nga ngjyra, raca apo feja. Lufta kundër racizmit nuk është një kauzë, por një [betejë] themelore për ndryshim për të zhdukur këtë lloj krimi nga planeti. Unë insistoj të them se dënimet duhet të jenë më të rënda.”
“O combate ao racismo não é uma causa, mas uma mudança fundamental para varrer esse tipo de crime do planeta. Eu insisto em dizer que as punições precisam ser mais severas”, finalizou.
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) September 27, 2022
Goli i Richarlison e ktheu Brazilin në avantazh pasi Montassar Talbi barazoi rezultatin 1:1 pas golit të hapjes nga Raphinhas. Neymar shënoi një penallti, Raphinha shënoi golin e tij të dytë personal, para se Pedro të shënonte golin e fundit për rezultatin përfundimtar 5:1, ndërsa vlen të ceket se Tunizia luajti që nga minuta e 42-të me një lojtar më pak pasi nga loja u përjashtua Dylan Bronn me karton të kuq direkt.