Pamje: Spalletti e ndoqi deri në tunel Allegrin për ta përshëndetur pasi e turpëroi 5:1 - NACIONALE

Pamje: Spalletti e ndoqi deri në tunel Allegrin për ta përshëndetur pasi e turpëroi 5:1

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti e ndoqi deri në tunel atë të Juventusit, Max Allegri për ta përshëndetur pas fitores 5:1.

Napoli dje "demoloi" Juventusin me rezultat të thellë prej 5:1, sfidë ku shënoi gol edhe kapiteni i Kosoës Amir Rrahmani, gol i të cilit ngriti në këmbë tërë stadiumin.

Padyshim tejet i zemëruar me këtë humbje ishte Allegri, që pasi arbitri dha fishkëllimën e fundit u nis menjëherë drejt tunelit.

Mirëpo, Spalletti nuk e lejoi të largohej teknikun italian pa e përshëndetur duke e ndjekur deri te tuneli, e atëherë ky i fundit ia zgjati dorën.

Për më shumë shikoni videon:

Napoli nën urdhrat e Spallettit është duke dëshmuar pse është kandidati kryesor në Serie A duke pasur 47 pikë pas 18 xhirove dhe regjistruar vetëm një humbje.

Pas tyre renditet AC Milani respektivisht Juventusi me nga 37 pikë, e pozitën e katërt e ka zënë Interi me 34 sosh.

Në xhiron e radhës, Napoli do të jetë mysafir i Salernitanas, derisa Juventus do ta zhvillojë një tjetër sfidë të vështirë, atë ndaj Atalantas.

Lajme të ngjashme