Pamje: Skriniar stërvitet individualisht, objektivi i tij është finalja e Ligës së Kampionëve
Ylli i Interit, Milan Skriniar u pa duke u stërvitur individualisht për Interin teksa pjesa tjetër e skuadrës përgatitej për finalen e Kupës së Italisë të së mërkurës mbrëma kundër Fiorentinës, duke ndezur shpresën se sllovaku që do largohet në verë, mund të jetë i gatshëm për t'u rikthyer në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor.
Kjo ishte hera e parë që Skriniar stërvitet në bar për Interin që nga raportimi i problemeve me shpinën e tij, gjë që dukej se do t'i jepte një fund të parakohshëm sezonit të tij dhe më e rëndësishmja, karrierën e tij në Inter, duke pasur parasysh se ai do të bashkohet me Paris Saint-Germain në një transferim falas në verë.
Sidoqoftë, ndërsa Skriniar u pa duke vrapuar dhe duke punuar me topin të martën pasdite, Tuttomercato ka raportuar se Skriniar mund të synojë të kthehet në gjendje fizike në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City në qershor.
INTER, SKRINIAR tenta il recupero miracoloso per Istanbul: si allena con il pallone #Fcinter1908 #Inter #forzainter #Skriniar #ChampionsLeague #UCL #fcim #fcinternazionale pic.twitter.com/v88sPKOJst
— Fcinter1908 (@fcin1908it) May 23, 2023
Nëse ai do të ketë apo jo mprehtësinë e nevojshme për t'u paraqitur në një ndeshje kaq të rëndësishme është një çështje tjetër, pasi 28-vjeçari nuk ka luajtur që nga ndeshja e dytë çerekfinale kundër Portos më 14 mars.
