Pamje: Shënon Grealish, Manchester City rikthen epërsinë kundër Arsenalit
Manchester City ka shënuar golin e radhës të epërsisë kundër Arsenalit në “Emirates”, duke shënuar kështu për 2:1.
Një ndeshje e çmendur po luhet në Londër, ku Arsenali dhe Manchester City po përballen ndaj njëra-tjetrës. Manchester City në minutën e 73-të arriti ta rikthejë epërsinë.
Ylli anglez, Grealish, nuk gaboi brenda zonës së 16-metërshit, duke e dërguar topin në rrjetë për 2:1. Gol që elektrizoi në maksimum tifozët mysafirë.