Pamje: Ronaldo shënon dy gola brenda pesë minutave
Cristiano Ronaldo duket se është ambientuar me skuadrën e re, Al Nassr, mjaft mirë, kështu duke vazhduar të shënojë. Kësaj radhe në udhëtim te skuadra e Damac, ylli portugez ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë për rezultatin 2:0.
Fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 18-të për 1:0.
Pas pesë minutave, saktësisht në minutën e 23-të, 38-vjeçari pranoi një top të mirë dhe me një goditje precize shënoi gol mjaft të bukur për dyfishimin e epërsisë.
Me këto dy gola, Ronaldo çon numrin në shtatë shënime në pesë ndeshje, ndërsa ka edhe dy asiste që i arriti një javë më parë.
