Pamje: Ronaldo në stilin e Xhakës prej ‘rrugaçi’ iu përgjigjet thirrjeve ‘Messi, Messi’
Cristiano Ronaldo ka bërë gjeste fyese ndaj tifozëve derisa po ecte drejt tunelit të stadiumit, pas disfatës së klubit të tij Al-Nassr kundër Al-Hilalit të martën.
Sulmuesi veteran luajti 90 minuta, por nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte Al-Nassrit ta shmangte humbjen 2:0 kundër rivalit Al-Hilal në kampionatin saudit Pro League.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit Odion Ighalo i shënoi dy gola nga penalltia për Al-Hilalin, duke ia shkaktuar Al-Nassrit disfatën e tretë të sezonit dhe duke ia zbehur dukshëm shpresat për titull në kampionatin e Arabisë Saudite Pro League.
Ronaldo, 37 vjeç, ishte i zemëruar me rezultatin dhe u largua me vrull nga fusha dhe – sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale – ai shihet duke i kapur organet gjenitale si përgjigje ndaj tifozëve të cilët po e brohorisnin emrin e Lionel Messit.
🔴🔴🔴 .. إن لم يصدر قرار عاجل يبعد هذا المتغطرس ويحمي ابناءنا من هذه القذارة فعلى الدنيا .. السلام ..!!
— خالد بن عبدالله (@khalidalsahli6) April 18, 2023
#الهلال_النصر pic.twitter.com/PZVrkP1wnk
Tifozët brenda stadiumit King Fahd në Riad këndonin “Messi, Messi, Messi” vazhdimisht, në përpjekje për ta tallur Ronaldon.
Dhe ai, derisa po ecte drejt tunelit të zhveshtores, i kapi organet gjenitale disa herë me dorë dhe i tërhoqi.
Një veprim të tillë e kishte bërë edhe mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, në Kupën e Botës kundër Serbisë, gjë që kishte ngjallur debat të madh pasi ishte cilësuar si veprim prej rrugaçi.
Ronaldo e pati një natë në përgjithësi për t’u harruar të martën, pasi përveç këtij veprimi dhe talljeve që iu bënë dhe lojës së dobët që zhvilloi, ai ka mundur të ndëshkohej edhe me karton të kuq.
Ai po e ndiqte topin kur kërceu dhe ra në shpinën e një lojtari kundërshtar, të cilin e mbërtheu me dorë rreth fytit dhe e tërhoqi derisa e rrëzoi në tokë, kur skuadra e tij po humbiste 1:0 në minutën e 56-të.
Ish-gjyqtari i Premierligës Michael Oliver e ndëshkoi Ronaldon vetëm me karton të verdhë për këtë veprim.
