Pamje: Ronaldo i shpëton të kuqit pasi e tërhoqi për fyti kundërshtarin në disfatën e Al-Nassrit - NACIONALE

Pamje: Ronaldo i shpëton të kuqit pasi e tërhoqi për fyti kundërshtarin në disfatën e Al-Nassrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo i shpëtoi ndëshkimit të mundshëm me karton të kuq pasi e rrëzoi kundërshtarin duke e tërhequr për fyti, në disfatën e Al-Nassrit 2:0 kundër Al-Hilalit të martën.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit Odion Ighalo i shënoi dy gola nga penalltia për Al-Hilalin, duke ia shkaktuar Al-Nassrit disfatën e tretë të sezonit dhe duke ia zbehur dukshëm shpresat për titull në kampionatin e Arabisë Saudite Pro League.

Ronaldo po e ndiqte topin kur kërceu dhe ra në shpinën e një lojtari kundërshtar, të cilin e mbërtheu me dorë rreth fytit dhe e tërhoqi derisa e rrëzoi në tokë, kur skuadra e tij po humbiste 1:0 në minutën e 56-të.

Ish-gjyqtari i Premierligës Michael Oliver e ndëshkoi Ronaldon vetëm me karton të verdhë për këtë veprim.

Kjo humbje vetëm sa ia shton kokëçarjet Al-Nassarit. Javën e kaluar, klubi nga Riadi e shkarkoi trajnerin Rudi Garcia për shkak të, siç raportohej, marrëdhënieve të tij të këqija me Ronaldon.

Ronaldo shkroi në Instagram pas shkarkimit të Garcias, duke e postuar një fotografi të veten me ish-trajnerin.

“Ishte kënaqësi të punoja me ju. Ju uroj të gjitha të mirat për të ardhmen”, shkroi Ronaldo për Garcian.

Al-Nassri e humbi finalen e Superkupës së Arabisë Saudite kundr Al-Ittihadit në janar dhe nuk ka qenë në gjendje t’i mposhtë asnjërin prej rivalëve në ligë këtë sezon, Al Ittihad, Al Hilal apo Al Shabab.

Lajme të ngjashme