Pamje: Ronaldo me shpatë në krah merr pjesë në 296 vjetorin e Arabisë Saudite
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka marrë pjesë në festimet e Ditës së Themelimit të Arabisë Saudite, në shtëpinë e tij të re, ceremoni kjo që u zhvillua në stadiumin e Al Nassr dhe 38-vjeçari sipas traditave u pa me një shpatë në krah.
22 shkurti përkujton themelimin e vendit nga Imami Mohammed bin Saud, i cila u shpall festë kombëtare vitin e kaluar pas një dekreti mbretëror nga mbreti Salman. Pushimi katër-ditor përmban një mori ngjarjesh kulturore që zhvillohen në të gjithë Arabinë Saudite, me Ronaldon që u bashkua në stadiumin e Al Nassr, Mrsool Park, të cilin ai tani e quan shtëpi.
ثلاثة قرون من الشمـوخ والمجـد 🇸🇦💚
— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) February 22, 2023
هكذا احتفلنـا في نادي #النصر 🤩
بـ #يوم_التأسيس pic.twitter.com/5wrR2h70Wv
Një video e festimeve tregon Ronaldon dhe shokët e tij të skuadrës me veshje tradicionale saudite dhe duke përdorur shpata ceremoniale.
Happy founding day to Saudi Arabia 🇸🇦
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) February 22, 2023
Was a special experience to participate in the celebration at @AlNassrFC ! pic.twitter.com/1SHbmHyuez
Superylli portugez po shijon një periudhë pushimi pas fitores së skuadrës së tij ndaj Al Taawoun të premten. Ronaldo regjistroi asistimet e tij të para dhe të dyta për klubin e tij të ri, i pari prej të cilave ishte një pasim i bukur nga gjysma e fushës, ndërsa Al Nassr festoi një fitore 2:1 për të qëndruar në krye të Ligës Pro Saudite.
38-vjeçari më pas do të jetë në aksion për Al Nassr kur ata udhëtojnë për t’u përballur me Damac FC në ligë të shtunën.
