Pamje: Ronaldo kapet me kundërshtarët dhe ik drejt tunelit pasi Al-Nassr pësoi goditje në garë për titull - NACIONALE

Pamje: Ronaldo kapet me kundërshtarët dhe ik drejt tunelit pasi Al-Nassr pësoi goditje në garë për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo u fjalos me kundërshtarët dhe pastaj iku drejt zhveshtores, pasi skuadra e tij Al-Nassr barazoi 0:0 me Al-Feiha në kampionatin e Arabisë Saudite të dielën.

Sulmuesi veteran i Portugalisë ishte i zemëruar pas përfundimit të ndeshjes dhe u largua menjëherë drejt tunelit, derisa bashkëlojtarët e tij qëndruan në fushë për t’u përshëndetur.

Trajneri i Al-Nassr Rudi Garcia u fut në fushë për t’iu ankuar gjyqtarit, pasi skuadra e tij bëri një tjetër rrëshqitje në garë për titull.

Për Ronaldon dhe skuadrën e tij ishte një natë e vështirë dhe tërbuese të dielën. Ata i bënë 18 goditje gjatë ndeshjes por dështuan të shënonin qoftë edhe një gol të vetëm për ta mposhtur Al-Feihan.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kishte një ndeshje të vështirë në përgjithësi, pasi dështoi të kombinonte me bashkëlojtarët e vet dhe lëshoi një mundësi të mirë shënimi kah fundi i lojës kur goditi lart mbi portë.

Ky rezultat është një goditje e madhe për shpresat e Al-Nassr për titull.

Al-Nassr tani ngel tri pikë mbrapaliderit të Saudi Pro League, Al-Ittihad, pas 23 ndeshjeve.

Ronaldo me shokë do të përpiqen t’i mbajnë gjallë shpresat për titull kur të përballen me Al-Hilalin më 18 prill.

Lajme të ngjashme