PAMJE: Ronaldo i dhuron orë 110 mijë funte kundërshtarit të Tyson Furyt - NACIONALE

PAMJE: Ronaldo i dhuron orë 110 mijë funte kundërshtarit të Tyson Furyt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i ka bërë një dhuratë boksierit Francis Ngannou, para meçit me Tyson Furyn, që ishte një orë në vlerë 110 mijë funte.

Francis Ngannou falënderoi Cristiano Ronaldon që i dhuroi një orë Jacob & Co. me vlerë 110,000 funte përpara se të përballej me kampionin e peshave të rënda, britanikun Tyson Fury, në ring në Riad më 28 tetor. "Duhet të marr orën time të re përpara javës së ndeshjes këtu në Riad. Faleminderit @jacobandco Riyadh & vëllai im @cristiano! FuryNgannou", ka shkruar ai në Instagram teksa ka treguar dhuratën e tij të re.

Ronaldo është një adhurues i madh i sporteve luftarake dhe tha më parë në një dokumentar të vitit 2020 të realizuar nga DAZN se, megjithëse futbolli është pasioni i tij, ai do të zgjidhte boksin ose UFC-në në vend të futbollit kur bëhet fjalë për të parë sport në TV.

Ndeshja tjetër për CR7 dhe shokët e tij të Al Nassr është kundër Al Duhail të Katarit në fazën e grupeve të AFC Ligës së Kampionëve të martën. Klubi nga Arabia Saudite është në krye të grupit me dy fitore nga dy ndeshjet e deritanishme.

Lajme të ngjashme