Pamje: Ronaldo e shtyn dhunshëm anëtarin e stafit të ekipit kundërshtar që donte selfie me të - NACIONALE

Pamje: Ronaldo e shtyn dhunshëm anëtarin e stafit të ekipit kundërshtar që donte selfie me të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zemërimi i Cristiano Ronaldos ka arritur kulmin përsëri, pas barazimit të skuadrës së tij Al-Nassr kundër Al-Khaleej të hënën.

Al-Khaleej e ndali Al-Nassrin me barazim 1:1, që është një hap tjetër mbrapa në garë për titull për skuadrën e superyllit portugez në Saudi Pro League.

Ronaldo pati një natë bezdisëse, pasi një gol iu shfuqizua për pozitë jashtë loje dhe në fund ai doli nga fusha duke e shtyrë dhunshëm një anëtarë të stafit të ekipit vizitor, i cili po kërkonte selfie me të.

Liga është gara e vetme në të ligën Ronaldo mban shpresat ta fitojë trofeun e parë me klubin e ri, pasi ka rënë nga të gjitha garat e kupës tashmë.

Por ky barazim është tjetër goditje për shpresat e Al-Nassrit për titull në ligë, sepse tani ngel plot pesë pikë mbrapa liderit Ai-Ittihad.

Kjo është ndeshje e dytë radhazi në të cilën Ronaldo shfaq zemërimin e tij. Portugezi reagoi ashpër kur iu mohua një penallti në takimin e kaluar me Al-Raed.

Al-Nassr do të përballet me Al-Ta’ee në ndeshjen e radhës në ligë të martën më 16 maj.

Lajme të ngjashme