Pamje: Rojo e godet me shkelm në kokë kundërshtarin, përjashtohet nga loja me karton të kuq
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, u ndëshkua direkt me karton të kuq në përballjen e Boca Juniors me rivalin River Plate, për shkak të këmbës së ngritur lart.
Mbrojtësi argjentinas me përvojë, i cili është kapiten i Bocas, u përjashtua nga loja në çastet e fundit të derbit të egër, pasi e goditi Nicolas De La Cruzin në kokë.
32-vjeçari është i mësuar me lojë të ashpër dhe incidente, pasi në të kaluarën u zu duke goditur kundërshtarët me grushte gjatë një përleshjeje në tunelin e stadiumit.
Boca ia doli ta ruajë epërsinë prej një goli pas përjashtimit të tij dhe triumfoi 1:0 në fund kundër rivalit të përbetuar.
Boca Juniors end the match with 10 men, a straight red card for captain Marcos Rojo. 🟥 pic.twitter.com/GchSrrMuFF
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 11, 2022
Dario Benedetto e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Bocan kundër Riverit. Sulmuesi argjentinas e ndezi stadiumin dhe u ngjit nëpër rrethoja të stadiumit për të festuar me tifozët e zjarrtë.
Boca është lidere e ligës elitare argjentinase, me një pikë më shumë se rivali River dhe Rojo shpreson se do të jetë në gjendje ta fitojë titullin e kampionit me të dhe ta ngrejë lart trofeun si kapiten i skuadrës.
DARÍO BENEDETTO OPENS THE SCORING AND LA BOMBONERA IS FULL OF JOY! 🔥 pic.twitter.com/D2KzTz3TIM
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 11, 2022
Rojo i bëri 112 paraqitje për Manchester Unitedin gjatë karrierës në Premierligë, duke e fituar FA Cup, League Cup dhe Ligën e Evropës.
Ai iu bashkua Bocas vitin e kaluar pas plot shtatë viteve në Old Trafford, ku njihej për lojën e ashpër, por befasisht nuk ishte ndëshkuar kurrë me të kuqin.
Për përleshjen e vitit të kaluar kundër klubit brazilian Atletico Mineiro në Copa Libertadores, Rojo u pezullua për pesë ndeshje dhe u gjobit me rreth 20 mijë euro.
Në maj, ai u kritikua ashpër pasi u kap duke pirë cigare në fushë, pas një fitores së skuadrës së tij në finale të kupës, i rrethuar nga familja e vet.