Pamje: Rodrygo kopjon Ronaldon, festoi golin me ‘SIUUUUUU’ - NACIONALE

Pamje: Rodrygo kopjon Ronaldon, festoi golin me ‘SIUUUUUU’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rodrygo kopjoi festën ikonike të Cristiano Ronados pasi shënoi një gol të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve për Real Madridin kundër Chelseat në ndeshjen e kthimit në çerekfinale, për ta çuar skuadrën e tij në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.

Duke mbrojtur epërsinë me dy gola nga ndeshja e parë, Madridi u vu nën presion serioz nga të kaltrit në Stamford Bridge. Megjithatë, Rodrygo përfundimisht gjeti golin dy herë, për fitoren 2:0.

Ronaldo, një figurë legjendare në Real Madrid, i cili tani është në Al-Nassr, ishte në mes të një përballje në Ligën Pro Saudite ndërsa Rodrygo shënoi golin për epërsinë e Real Madridit në Ligë të Kampionëve.

Edhe pse skuadra e portugezit humbi derbin ndaj Al-Hilal, ai mund të jetë i kënaqur kur ta shohë Rodrygon në mënyrën se si ai festoi golin në Ligë të Kampionëve.

Mbretërit tashmë kanë arritur një tjetër gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe janë shumë afër për ta mbrojtur titullin kampion nga viti i kaluar, por fillimisht do të kenë punë me fituesin nga ndeshja Bayern Munich – Manchester City në gjysmëfinale, në një finale para finales.

Lajme të ngjashme