Pamje: Rend i gjatë për të parë ndeshjen e Kombëtares së Kosovës në basketboll
Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, ku takohet me Irlandën.
Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me fillim nga ora 19:00, por rendi është shumë i gjatë nga tifozët që presin ta shohin ndeshjen sot.

Ky do të jetë takimi hapës për Dardanët në këtë kampanjë, duke shpresuar që rrugëtimi të nisë me fitore, pasi përballen me një kombëtare jo shumë cilësore.
Basketbolli në Kosovë ka tërhequr vëmendje të madhe të tifozëve, ku ndeshjet në Kupë të Kosovës si dhe Superligë në vitet e fundit kanë ditur të jenë plot me tifozë, ashtu siç pritet të jetë edhe sot, duke parë numrin e madh të njerzëve jashtë palestrës.


Pas kësaj ndeshje, Kombëtarja e Kosovës udhëton në Baku, ku do të takohet me Azerbajxhanin në ndeshjen e dytë parakualifikuese, derisa dy përballje të tjera do t'i ketë në nëntor të këtij viti dhe dy të tjera në muajin shkurt të vitit 2025.