Pamje: Orban shënon het-trikun më të shpejtë në histori të garave evropiane
Yllit i Gentit, Gift Orban, ka shënuar het-trikun më të shpejtë në histori të garave evropiane, pasi brenda tre minutash shënoi të tre golat e tij në fitoren ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 4:1, duke kaluar skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Orban shënoi në minutat e 31-të, 32-të dhe 34-të në fitoren e skuadrës së tij në Ligën e Konferencës, në ndeshjen e kthimit.
Kjo arritje e cila është më e shpejta në historinë e garave evropiane vjen vetëm pak ditë pasi ai shënoi katër gola për Gentin në ligën Jupiler.
Deri më tani rekordin e mbante Mohamed Salah, që kishte shënuar het-trik brenda gjashtë minutave në ndeshjen e këtij sezoni në grupe ndaj Rangers.
Ai tani ka shënuar 12 gola në tetë ndeshje, duke shënuar nëntë nga 11 golat e Gentit këtë muaj.
Orban erdhi nga Stabaek e Norvegjisë në janar për shumën prej vetëm 3,3 milionë eurosh dhe tashmë ai ka arritur të befasojë shumë kë me paraqitjet e tij.
Nigeriani me siguri do të lidhet me klube në ligat më të mëdha evropiane që në verë, me Ligën e Konferencës që i ka dhënë atij mundësinë për të shfaqur talentet e potencialin e tij të plotë.