Pamje: Odegaard shënon gol mahnitës, Arsenal dyfishon epërsinë në derbin kundër Tottenhamit - NACIONALE

Pamje: Odegaard shënon gol mahnitës, Arsenal dyfishon epërsinë në derbin kundër Tottenhamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Martin Odegaard ka shënuar një gol spektakolar, duke mundësuar kështu dyfishimin e rezultatit për Arsenalin në derbin kundër Tottenhamit.

Gjithçka po shkon mbarë për Arsenalin. Kapiteni i saj, Odegaard, shënoi golin e radhës për "Topçinjtë".

Mesfushori norvegjez në minutën e 36-të shënoi nga distanca, duke koordinuar kështu një goditje të bukur, për rezultatin 2:0.

24-vjeçari në këtë sezon të Premierligës ka shënuar plot 8 gola në 17 paraqitje, duke kontribuar edhe me 5 asiste të tjera.

Ai ka qenë prej pikave më të forta të Artetas në këtë sezon, duke dëshmuar pjekuri dhe paraqitje tejet të mirëfillta.

Gjithsesi, gol ky që erdhi thuajse njëzet minuta pas gafës së rëndë që shkaktoi Lloris, si pasojë e cilës Arsenal gjeti golin e epërsisë.

Në minutën e 15-të ai pa vetën teksa bëri një gafë të rëndë, duke mos arritur që ta devijojë një goditje të lehtë të Sakas.

Falë këtij gabimi trashanik të tij, Arsenal shfrytëzoi rastin që të kalojë në epërsi të merituar, pasi për një çerek lojë mbizotëroi në tërësi.

Karriera e Lloris si portier është shoqëruar me episode të tilla, kur shpesh ka parë vetën duke bërë gabime të rënda, të cilat i kanë kushtuar skuadrës së Spurs me pësim golash. Megjithatë, në të njëjtën kohë shquhet edhe për pritje po ashtu të vështira.

Pra, një portier që lundron mes dy ekstremeve. Gabimi i sotëm vjen pak kohë pasi ai njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Francës.

Në këtë edicion të Premierligës portieri 36-vjeç francez ka pësuar 23 gola, duke arritur ta mbajë vetëm 5 herë portën e paprekur.

Lajme të ngjashme