Pamje: Muslija me gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për Paderborn
Paderborn e ka mposhtur me rezultat 3:2 Greuther Furth në ndeshjen e vlefshme për Bundesliga 2 dhe protagonist ishte mesfushori i Kombëtares së Kosovës Florent Muslija, që shënoi gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë.
Skuadra e Muslijes ishte duke fituar me rezultat 1:0, kur ai mori përgjegjësinë për goditjen e ndërprerjes në minutën e 61-të, ku fal edhe një veprimi jo të duhur nga portieri mysafir, ai shënoi gol të jashtëzakonshëm për 2:0.
Në vazhdim të ndeshjes Paderborn shënoi edhe një herë për 3:0, ndërsa Furth ngushtuan rezultatin me dy gola të shpejtë në 10 minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 3:2.
Florent Muslija, ashtu si për Kosovën edhe për skuadrën, luan rol kyç në mesfushë dhe deri më tani në 25 paraqitje në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me tre asiste.
Deri në përfundim të Bundesliga 2 kanë mbetur edhe tetë ndeshje, ndërsa Paderborn gjendet në pozitën e pestë dhe nuk ka shumë gjasa për promovim në elitën e futbollit gjerman.