Pamje: MURIQIIII shënon, Mallorca në epërsi ndaj Gironës - NACIONALE

Pamje: MURIQIIII shënon, Mallorca në epërsi ndaj Gironës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka gjetur edhe golin e tij të dytë personal në La Liga pas një fillimi të ngadalshëm të sezonit.

Vetëm katër minuta pasi filloi takimi mes Gironës dhe Mallorcës, një penallti u akordua, me Muriqin që e konvertoi në gol për 1:0.

Ky është goli i tij i dytë në këtë sezon të ri të La Ligës, me golin e parë që shënoi javën e kaluar në fund të takimit ndaj Celta Vigos, ku ia dhuroi fitoren e parë skuadrës së tij në këtë sezon.

Kujtojmë se Vedat Muriqi nuk e nisi aq mirë sezonin 2023/24, pasi dy penalltitë e para i humbi dhe në katër ndeshjet e para nuk e gjeti golin fare.

Lajme të ngjashme