Pamje: Muriqi e shpëton Mallorcan nga humbja, shënon golin e barazimit në ‘frymën’ e fundit
Vedat Muriqi ka shënuar edhe golin e dytë personal sot në ndeshjen e Mallorcës ndaj Real Valladolid, për t’ia siguruar skuadrës së tij të paktën një pikë nga ky takim.
Gjithçka nisi nga Muriqi që ishte ai që barazoi rezultatin fillimisht në 1:1, pasi skuadra vendase po avanconte nga pjesa e parë.
Mallorca doli në epërsi shpejt në 2:1, por Valladolid barazoi dhe përmbysi gjithçka për ta çuar rezultatin në 3:2.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, doli sërish në skenë. Tani në minutat shtesë për të shënuar nga penalltia për 3:3, kështu për ta shpëtuar skuadrën e tij nga një humbje.
Goli nga penalltia ishte i 12-ti për të në La Liga këtë sezon, me një nga sezonet më të suksesshme në karrierën e tij deri më tani.
