Pamje: Momenti kur Krasniqi e detyroi Nikarkohevin ta dorëzojë meçin - NACIONALE

Pamje: Momenti kur Krasniqi e detyroi Nikarkohevin ta dorëzojë meçin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka fituar me nokaut teknik ndaj numrit një të Belgjikës, Timur Nikarkohevin.

Kosovari ishte shumë më i mirë se belgu në raundet e parë duke dhënë disa goditje të bukura, e njëkohësisht duke qenë shumë i kujdesshëm pasi u mbrojt më së miri.

Në sekondat e fundit të raundit të pestë, Krasniqi i dha disa goditje në kokë belgut e pastaj kur ishte pranë ta nokautonte këtë të fundit e shpëtoi gongu.

Pas një pushimi disa sekondash, boksieri e dorëzojë meçin pasi nuk ishte në gjendje të luftonte më. Më poshtë mund të shihni momentin.

Lajme të ngjashme