Pamje: Messi dhe Neymar argëtohen në fitoren e thellë të PSG-së kundër Osakës
Lionel Messi dhe Neymar bënë shfaqje për sy në fitoren shkatërruese 6:2 të Paris Saint-Germainit kundër Gamba Osakës, në një ndeshje miqësore në Japoni të hënën.
Kampioni francez PSG është duke u përgatitur për sezonin e ri në një kamp stërvitor në Japoni, nën udhëheqjen e trajnerit të ri Christophe Galtier.
Ushtrimet nën urdhrat e Galtierit atje u bënë në sprovë dhe nga ajo që u pa kundër Osakës, nuk është aspak keq. Francezi 55-vjeçar, i cili e zëvendësoi Mauricio Pochettinon në fillim të këtij muaji, zgjodhi përsëri skemën me tre mbrojtës, në të cilën Sergio Ramos luajti përkrah Marquinhos dhe Kimpembes.
Messi dhe Neymar u ndihmuan nga Pablo Sarabia në vijën e sulmit, pasi Kylian Mbappe u la në stol.
Nga PSG-ja pritet të largohen shumë futbollistë dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe vetë Neymari, i cili dështoi përsëri kundër Osakës se, nëse largohet, nuk është për mungesë të talentit.
Sulmuesi brazilian e lidhi lojën me Messin si në kohërat e vjetra në Barcelonë dhe të dy u argëtuan në fushë. Ata ishin thjesht tepër të fortë për skuadrën japoneze.

Megjithëse serinë e golave e hapi Sarabia në minutën e 28-të, duke ia bërë të qartë Galtierit se dëshiron të jetë në planet e tij, vëmendje mori Neymari, e ardhmja e të cilit është e pasigurt.
Neymari e shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 28-të, duke e dyfishuar rezultatin për skuadrën franceze, para se Mendes të shënonte për 3:1 në minutën e 37.
Braziliani 30-vjeçar më pas asistoi për Messin i cili shënoi për 4:1 në minutën e 39-të.

Superylli argjentinas, një mik i afërt me brazilian të cilin dëshiron të vazhdojë ta ketë në skuadër, ia ktheu favorin me një asist fantastik duke e nxjerrë të vetëm përballë portierit dhe Neymari nuk zhgënjeu duke e dribluar portierin për të shënuar për 5:1 pas një ore lojë.
Mbappe, i futur në lojë nga stoli në pjesën e dytë, e shënoi golin e fundit dhe të fitores së thellë 6:1 duke realizuar nga penalltia në minutën e 86-të.
Messi, për të cilin thuhet se do të kthehet në Barcelonë verën e ardhshme, pati ca çaste magjike me driblimet e tij sublime në këtë takim.