Pamje: Manchester City kalon në epërsi, Mahrez shënon gol të bukur - NACIONALE

Pamje: Manchester City kalon në epërsi, Mahrez shënon gol të bukur

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester City ka arritur të shënojë golin e epërsisë në udhëtim te Leipzig në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16 së Ligës së Kampionëve, ku shënuesi ishte Riyad Mahrez.

Anësori algjerian mori një top pas një tollovie, duke shënuar një goditje precize për 1:0 në minutën e 27-të.

Ky gol për 32-vjeçarin është i treti në këtë sezon të Ligës së Kampionëve në shtatë ndeshje të zhvilluara për qytetarët.

Lajme të ngjashme