Pamje: Luis Suarez shënon het-trik brenda pjesës së parë në debutim me klubin e ri
Luis Suarezi ka dëshmuar edhe një herë se mosha është thjesht një numër, duke shënuar het-trik brenda 38 minutave në debutim për Gremion kundër Sao Luiz të martën mbrëma.
Sulmuesit 35-vjeçar iu deshën vetëm pesë minuta për ta hapur llogarinë me klubin e ri, pasi e mposhti portierin me një goditje vollej.
Kur rezultati ishte 2:1 për Gremion në fillim të ndeshjes, Suarezi e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e vet në minutën e 32-të duke realizuar ballë për ballë me portierin.
Uruguaiani e kompletoi het-trikun në minutën e 38-të duke shënuar me vollej fantastike në cep të portës, duke shtrirë ndikim të jashtëzakonshëm në skuadër qysh në ndeshjen e parë.
1... 2... 3X SUÁREZ! ⚽⚽⚽ Que cartão de visita do uruguaio! 🔥🇺🇾 Se liga aí nos gols do artilheiro do Grêmio! pic.twitter.com/oeB6alrC0I
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) January 18, 2023
Gremio fitoi 4:1 dhe të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë, pasi Suarezi ia dhuroi një triumf të lehtë ekipit të vet të ri kundër Sao Luiz.
Pas debutimit mahnitës, sulmuesi veteran i Uruguait do t’i prijë sulit të Gremios në ligën braziliane, e cila nis këtë të shtune dhe Gremio përballet me Caxias do Sul.

