Pamje: Legjenda e Manchester Unitedi ende në formë, shënon gol të jashtëzakonshëm në ndeshje bamirësie - NACIONALE

Pamje: Legjenda e Manchester Unitedi ende në formë, shënon gol të jashtëzakonshëm në ndeshje bamirësie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka treguar se cilësia mbetët e përhershme pavarësisht viteve, me golin e bukur që shënoi nga distanca në një ndeshje bamirësie.

Ish-reprezentuesi anglez, i cili kaloi të gjithë karrierën e tij në klub me djajtë e kuq, ishte ndër ish-profesionistët që u bashkua në një lojë bamirësie në Old Trafford. Ndërsa tani është 48 vjeç, ish-mesfushorit u kthye një top nga portieri kundërshtar dhe ai goditi fuqishëm në stilin e tij, për të shënuar gol shumë të bukur.

Goli i Scholes e çoi Anglinë 2:1 në epërsi, por një skuadër me lojtarë nga gjithë bota, e udhëhequr nga mbreti i atletikës, xhamajkani Usain Bolt – u kundërpërgjigj për të fituar në fund me rezultat 4:2 dhe për të mbrojtur me sukses titullin e tyre në Soccer Aid.

Paul Scholes Manchester United

Scholes kaloi 20 vjet me Unitedin si lojtar, pasi u tërhoq për një kohë të shkurtër në një fazë, dhe regjistroi 155 gola për djajtë e kuq në 718 paraqitje – duke i ndihmuar ata në 11 tituj të Premierligës, tre triumfe në FA kupë dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme