Pamje: Ky është goli i jashtëzakonshëm që Haalandi e shënoi sot
Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, shënoi dy gola sot ndaj Southamptonit në fitoren 4:1 të skuadrës së tij, në ndeshjen që u rikthye nga lëndimi. Njëri nga golat ishte thjesht i jashtëzakonshëm, duke shënuar në mënyrë akrobatike.
Zhvillohej minuta e 68-të e takimit, ku pas një kundërsulmi, topi erdhi te Jack Grealish që me një harkim e gjeti Haalandin në zonë, i cili shënoi për 3:0 në mënyrë akrobatike apo siç njihet në gjuhën popullore të futbollit me gërshërë.
Ky ishte goli i tij i dytë në këtë takim, ndërsa i 30-ti gjatë tërë sezonit në vetëm 27 paraqitje në Premierligë dhe ka edhe nëntë ndeshje në dispozicion për të thyer rekordin që mban Andy Cole (93/94) dhe Alan Shearer (94/95) me nga 34 gola respektivisht.

Gjithashtu Haaland është afër ta thyejë edhe një tjetër rekord, pasi tashmë ka barazuar Ruud van Nistelrooyn (02/03) dhe Mohamed Salah (17/18) me nga 44 gola secili në një sezon të vetëm në të gjitha garat nga një lojtar i Premierligës.

